Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar pesë raste të reja me COVID-19, ndërsa nuk u shënua asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar edhe 11 pacientë, kurse numri i rasteve aktive është 59.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 93 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 829 mijë e 262 doza të vaksinës./UBTNews/