UBT News

Pesë raste të reja me COVID-19

Asnjë rast i vdekjes nga COVID-19 nuk është shënuar të hënën në Kosovë, ndërsa janë regjistruar pesë raste të reja.

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shëruar edhe gjashtë persona, kurse raste aktive janë 132.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 mijë e 361 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 260 mijë e 955 doza të vaksinës./UBTNews

Exit mobile version