UBT News

Pesë raste të dhunës në familje, raportohen në Policinë e Kosovës në 24 orët e fundit

Në Policinë e Kosovës brenda 24 orëve të fundi janë raportuar pesë raste për dhunë në familje.

Në Prishtinë një burrë, shtetas i huaj, është arrestuar, pasi që i njëjti dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës grua, shtetase e Kosovës.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i huaj, nën dyshimin se ka ushtuar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, siç thuhet ne Raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të Policisë, rasti është regjistruar me 02.02.2026.

Ndërkaq, dy raste të tjera për dhunë në familje janë raportuar në Gjakovë,

Në rastin e parë është arrestuar një burrë, pasi i njëjti ka ushtruar dhunë  ndaj viktimës grua. Viktima dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, siç thuhet në raportin një ditorë të Policisë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti ka ndodhur me 03.02.2026 rreth orës 10:30.

“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin për kryerje të veprës penale të lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari dhe viktima kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit personi i dyshuar është dërguar në mbajtje”, thuhet ne Raportin e Policisë.

Ndërkaq, një person po ashtu në Gjakovë është në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi që i njëjti dyshohet se ka kanosur një person.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes”, behet e ditur ne raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Rasti raportohet se ka ndodhur rreth orës 17:00 me 03.02.2026.

Gjithashtu edhe një burrë është arrestuar në Klinë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën grua.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 03.02.2026 rreth orës 17:55, sipas njoftimit të Policisë.

Rasti i fundit, sipas raportit 24 orësh është regjistruar në Pejë, edhe në këtë rast është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj viktimës grua.

Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 03.02.2026 rreth orës 14:30, siç behët e ditur nga Policia e Kosovës.

Burimi: Policia e Kosovës/UBT News

Exit mobile version