Policia e Kosovës ka raportuar për pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë dhe Mitrovicë gjatë datës 8 shtator.
Në Prishtinë, një grua ka raportuar se është dhunuar nga një burrë, i cili aktualisht ndodhet në kërkim policor. Në një rast tjetër, një i dyshuar është arrestuar nën dyshimin për dhunë ndaj disa viktimave dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Po ashtu, në Prishtinë është arrestuar edhe një burrë, i dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj një burri tjetër. Pas intervistimit, ai është dërguar në mbajtje.
Në Mitrovicë të Jugut, një burrë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar një grua. Nuk raportohet për të lënduar dhe, pas intervistimit, palët janë liruar. Rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Ndërkaq, në një rast tjetër në Mitrovicë të Jugut, një grua dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje ka dëmtuar një televizor dhe ka sulmuar një grua tjetër. Edhe në këtë rast nuk raportohet për të lënduar, ndërsa procedura vazhdon në mënyrë të rregullt./A.K/
