UBT News

Pesë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë

Pesë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë. Policia e Kosovës njofton se rastet e dhunës në familje janë regjistruar në komunat Podujevë, Gllogoc, Fushë Kosovë, Prishtinë dhe Mitrovicë.

Sipas njoftimit të PK-së viktima të dhunës në familje janë gratë.

Podujevë 23.03.2021 – 02:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

-Gllogoc, 23.03.2021 – 10:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj saj. E njëjta ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

– F. Kosovë 23.03.2021-19:00. Viktima femër kosovare , ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet

– Prishtinë 23.03.2021-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti vazhdon të hetohet.

-Mitrovicë, 23.03.2021-19:50. Është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje i ka sulmuar fizikisht bashkëshortën dhe vëllaun e saj, viktimën mashkull kosovar i cili ka pranuar trajtim mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje . Rasti është duke u hetuar./UBTNews

Exit mobile version