Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë raportuar pesë raste të dhunës në familje.
Në Gllogoc një femër ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari që është bashkëshorti i saj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Një ankuese femër në Prishtinë ka raportuar se bashkëshorti i saj e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë 300 euro para. I dyshuari gjendet në arrati dhe rasti është duke u hetuar nga njësitë relevante. Edhe në Gjakovë është raportuar për dhunë në familje. Viktima femër ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht dhe kishte dhunë psikike nga bashkëshorti i saj. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt.
Në Rahovec një mashkull derisa ishte në ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht një femër dhe i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.
Edhe në Mitrovicë të Veriut ka ndodhur një rast i dhunës në familje. Një mashkull ka shkuar në vendin e punës të ish-bashkëshortes së tij, ka sulmuar fizikisht atë dhe një koleg të saj mashkull. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor kurse i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./UBTNews/