Policia e Kosovës njofton së brenda 24 orëve të fundit janë regjistruar pesë raste të dhunës në familje.
Rastet janë regjistruar në Prishtinë, Novobërdë, Malishevë, Gjakovë dhe në Zveqan.
Në Prishtinë është raportuar se një burrë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një burri tjeter. Me vendim të prokurorit palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur më 11 shkurt në orën 20:30.
Ndërkohë, në Novobërdë në orën 08:20, një grua ka raportuar se është kanosur nga një burrë.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.
Një rast tjetër është shënuar në Malishevë në orën 21:00, ku është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Në Gjakovë, në orën 23:00, është arrestuar një burrë, pasi dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar verbalisht një grua. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.
Ndërsa në Zveçan, në orën 17:35, është arrestuar një burrë nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht një burrë tjetër. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe rasti vazhdon të hetohet.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të gjitha rastet po trajtohen në koordinim me prokuroritë përkatëse, ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo formë të dhunës, duke theksuar se dhuna në familje mbetet një vepër penale e dënueshme me ligj.
