UBT News

Pesë persona të lënduar pas përplasjes së dy veturave në Prishtinë

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur te Katedralja në Prishtinë.

Si pasojë, pesë persona kanë mbetur të lënduar, të cilët më pas kanë kërkuar ndihmë mjeksore.

Lajmin për Klankosova.tv. e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tregoi se aksidenti ka ndodhur në mes dy automjeteve në lëvizje.

“Sot rreth orës 14:00, në udhëkryqin pranë Katedrales në Prishinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes dy automjeteve në lëvizje. Si pasojë e aksidentit ndihmë mjekësore kanë kërkuar 5 persona”, u shpreh ajo,

Ahmeti tregoi se me rastin është duke u marrur policia e trafikut.

Exit mobile version