UBT News

Pesë person të arrestuar në 24 orët e fundit për dhunë në familje

Në Policinë e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste për dhunë në familje.

Dy raste të dhunës në familje janë raportuar në Fushë Kosovë.

Një burrë është arrestuar në Fushë Kosovë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht viktimën grua.

Sipas Policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari  me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti dyshohet se ka sulmuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në Raportin e Policisë.

Rasti ka ndodhur me 04.02.2026 rreth orës 13:30.

Ndërkaq, raportohet së kanë nisur hetimet nga prokurori i rastit për një person I cili dyshohet se ka kryer veprën penale- dhunë në familje ndaj viktimës grua.

Rasti ka ndodhur më 04.02.2026 rreth orës 13:20.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar kishte kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i cili ka urdhëruar fillimin e hetimeve”, sipas raportit 24- orësh.

Një person tjetër është arrestuar në Prishtinë, nën dyshimin se pas një mosmarrëveshje ka kanosur viktimën grua.

Pas intervistimit me vendim të prokurorit, rasti po trajtohet në gjendje të lirë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje dyshohet se ka kanosur viktimën femër kosovare. Pas intervistimit , me vendim të prokurorit rasti vazhdon te trajtohet ne gjendje te lire”, thuhet në raport.

Ndërsa në Rahovec një grua është në kërkim nga Policia, pasi e njëjta dyshohet së ka kryer veprën penale dhunë në familje ndaj viktimës burrë.

Rasti ka ndodhur më 02.02.2026 rreth orës 15:00.

“Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar nga ekipet relevante policore, ndërsa e dyshuara ne kërkim policor”, sipas Policisë së Kosovës.

Edhe në Malishevë raportohet së një grua ka kryer veprën penal ndaj viktimës burrë.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit e dyshuar pas intervistimit dërgohet në mbajtje” sipas raportit të fundit 24 orësh.

Në Mitrovicë një burrë është arrestuar për veprën penale-dhunë në familje.

Me vendim të prokurorit të rastit pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 04.02.2026 rreth orës 10:00.

Ndërsa, rasti I fundit sipas raporti është regjistruar në Zveçan.

Një person dyshohet se ushtruar dhunë në familje deri sa ishte në gjendje të dehur.

Policia njofton se nuk ka persona të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 04.02.2026 rreth orës 04:00.

Exit mobile version