UBT News

Pesë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë në Spitalin e Pejës

Aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 22 pacientë me COVID-19, prej tyre 10 pacientë janë në oksigjeno-terapi dhe nga këta pesë pacientë janë në gjendje më të rëndë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 248 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor, dhe nga këta 28 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtejmë.

“266 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,759 analiza, ndërsa janë kryer 16 operacione.Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 125 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 99 Rëntgena, 14 EHO dhe 12 CT-ja.”, njofton Spitali i Përgjithshëm i Pejës./UBTNews

Exit mobile version