UBT News

Pesë orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në pesë orë.

Siç ka informuar Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet për të hyrë te Dheu i Bardhë janë 300 minuta, ndërsa daljet tre deri në pesë minuta.

Ndërsa kolonat në hyrje në këtë pikë të kalimit kufitar janë 4000 metra, derisa kolona në dalje nuk ka. Ndërkohë në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje apo kolona.

Exit mobile version