UBT News

Pesë mënyrat më të mira për të qëndruar të hidratuar

Uji jo vetëm që ju hidraton më së miri por ka edhe një sërë funksionesh në trupin tuaj, ato kryesoret janë: rregullon temperaturën, ndihmon në procesin e tretjes, mban lëkurën elastike dhe mbështet e funksionin njohës dhe atë kardiak.

Edhe pse uji mund të mos jetë shumë i shijshëm, konsumimi i pijeve alternative mund të jetë i dëmshëm për shëndetin, pasi ato përmbajnë sasi të larta të sheqerit të përpunuar.

Ujë i Gazuar Me Shije
Uji me gaz, ndryshe nga ai i zakonshmi, ka një shije të veçantë dhe mund të jetë një opsion mjaft i mirë. Ka shumë varietete të uji të gazuar me shije të ndryshme, por sigurohuni që të ato të mos kenë sheqerna të shtuara. Gjithashtu ju mund të improvizoni edhe vetë duke i shtuar atij pak limon ose agrume të tjera.

Çaji i Ftohtë
Çaji jo vetëm që ju ndihmon të qëndroni të hidratuar, por është gjithashtu i mbushur me antioksidantë. Ju mund të konsumoni çaj të nxehtë, por është më e lehtë të konsumosh sasi të mëdha të çajit të ftohtë sesa atij të nxehtë. Shmangni ëmbëlsuesit dhe nëse mundeni edhe konsumin e çajrave të ftohtë të cilët janë të gatshëm, pasi ato përmbajnë sasi të larta sheqeri.

Kafeja
Edhe pse për të qëndruar i hidratuar preferohet konsumi i ujit, ju mund të hidratoheni duke konsumuar çajra, lëngje por edhe kafe. Që kafeina të ketë një efekt diuretik, studimet tregojnë se duhet të konsumoni mbi pesë filxhanë kafeje.

Lëngu i Perimeve
Lëngjet e perimeve (pa sheqerna të shtuara) janë një zgjedhje e shkëlqyeshme kur bëhet fjalë për t’u hidratuar. Ato mund të një zgjedhje më e shëndetshme sesa lëngjet e frutave, të cilat përmbajnë sheqerna natyrale. Gjithashtu konsumi i perimeve të dendura në ujë, si trangujt, specat, marulet dhe selinoja mund t’ju mbajnë të hidratuar./AgroWeb

Exit mobile version