1. Merrni dozën tuaj ditore të stërvitjes
Synoni të ushtroheni një herë në ditë. Kjo mund të nënkuptojë të shkoni në palestër apo edhe thjesht të dilni jashtë dhe të shtoni numrin e hapave – çfarëdo që funksionon për ju. Megjithatë, kjo nuk nënkupton patjetër orë në palestër – studimet e fundit kanë treguar se mund të bëni një stërvitje efektive në vetëm 13 minuta!
2. Përshtatni dietën sipas kërkesave tuaja të përditshme
Kjo do të thotë të përshtatni marrjen e ushqimit në ditë të ndryshme pasi nevojat e trupit tuaj do të ndryshojnë, në varësi të asaj që po bëni. Ditët më aktive, qoftë në punë apo në stërvitje, rrisin kërkesat e trupit tuaj për karburant. Kjo do të thotë të rrisni sasinë e karbohidrateve. Përndryshe, ditët më pak aktive të mbërthyera pas një tavoline në punë, kërkojnë më pak karburant.
3. Përdorni kafeinën në mënyrë strategjike
Kafeina mund të përmirësojë vigjilencën dhe performancën fizike. Pirja e një kafeje 45 deri në 60 minuta para stërvitjes lejon që nivelet të arrijnë kulmin në gjak për stërvitje. Efektet mund të jenë të gjata (deri në pesë orë ose më shumë), por gjithashtu mund të prishin gjumin, kështu që marrja duhet të reduktohet më vonë gjatë ditës.
4. “Karikohuni” në mënyrë efektive
Një gjumë i mirë është thelbësor për konsolidimin e kujtesës dhe të mësuarit, menaxhimin e peshës dhe për rigjenerimin e muskujve. Ushqimet që përmbajnë proteina (veçanërisht një aminoacid të quajtur triptofan) mund të përmirësojnë gjumin, ndërsa një deficit energjie (p.sh. ndjekja e një diete për humbje peshe) mund të ulë cilësinë e gjumit.
5. Check-in çdo javë
Merrni 15 minuta çdo javë për të marrë kohë dhe për të reflektuar mbi ushqimin tuaj të javëve të kaluara (si ndiheni, nivelet tuaja të energjisë) dhe më pas për të planifikuar javën në vijim, çfarë do të hani, kur do të ushtroheni – ky ‘check-in’ është ngjitësi që ju lejon të vazhdoni të përpunoni planin tuaj të energjisë./neps.al