UBT News

Pesë emigrantë ilegalë gjenden në një kamion të mallrave

Pesë emigrantë ilegalë u gjetën sot të fshehur brenda një kamioni me mallra, që përmbante dërgesë, e cila vinte nga Turqia.

Dogana e Kosovës informoi se sipas deklaratave, të gjithë refugjatët janë nga Siria.

“Oficerët e doganës sot gjatë kontrollimit të maunave kanë hasur në pesë (5) persona të fshehur brenda një kamioni që trasportonte mallra. Sipas deklaratave të personave te gjithë refugjatët janë nga Siria, emigrantët janë ndaluar dhe pastaj në koordinim me autoritetet kompetente janë dorëzuar tek Policia e Kosovës”, u bë e ditur në komunikatë.

Dogana e Kosovës potencoi se në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtrojë kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Exit mobile version