Kryeministri britanik, Boris Johnson ka njoftuar sanksione ndaj pesë bankave ruse: Rossiya, IS Bank, General Bank, Promsvyazbank dhe Black Sea Bank.
Kryeministri po ashtu njoftoi se janë sanksionuar edhe tre persona të pasur: Gennady Timchenko, Boris Rotenberg dhe Igor Rotenberg.
“Çdo pasuri që ata kanë në Mbretërinë e Bashkuar do të ngrihet, individëve në fjalë do t’u ndalohet udhëtimi drejt Mbretërisë së Bashkuar dhe ne do t’i ndalojmë të gjithë individët dhe subjektet në Mbretërinë e Bashkuar që të kenë ndonjë marrëdhënie me ta”, deklaroi mes tjerash Johnson./UBTNews