U jep shkëlqim flokëve dhe ekuilibron pH. Uthulla e mollës e tretur në ujë, ëshë një medikament natyral për të pastruar dhe për t’u dhënë shkëlqim flokëve. Ja pesë arsye për ta aplikuar atë në lëkurën e kokës dhe flokë:
Ka veprim forcues dhe parandalon rënien e flokëve kur ndodh për shkak të mungesës së kripërave minerale. Një lugë uthull molle për një gotë ujë mund të bëjë mrekulli për flokët sepse zëvendëson mineralet e munguara duke shmangur rënien e flokëve.
Jep shkëlqim. Ky përbërës, kur aplikohet në shpëlarje u jep shkëlqim flokëve. Nëse nuk e duroni dot erën e saj, përziejeni me pak lëng limoni.
Ka veprim pastrues sepse eliminon bakteret pa prishur ekuilibrin natyral të flokëve.
Largon yndyrat dhe ka veprim neutralizues. Largon qelizat e vdekura dhe promovon rritjen e shëndetshme të flokëve.
Antizbokth. Largon me lehtësi zbokthin nga skalpi.