Pesë amerikanë të burgosur prej vitesh në Iran dhe të konsideruar gjerësisht si pengje janë liruar për në Shtetet e Bashkuara.
Amerikanët përfshijnë biznesmenin 51-vjeçar Siamak Namazi, i cili ka kaluar gati tetë vjet në burgun famëkeq Evin të Teheranit, si dhe biznesmenin Emad Shargi, 59 vjeç dhe ambientalistin Morad Tahbaz, 67 vjeç, i cili gjithashtu ka nënshtetësi britanike.
SHBA ka thënë se qytetarët e saj u burgosën me akuza të pabaza për arsye politike./UBTNews/