UBT News

Pesë aksidente trafiku në Prishtinë

Sot rreth orës 07:30 kanë ndodhur pesë aksidente trafiku në rrugën Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shkabaj.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njofton se tri prej tyre janë me lëndime. Ahmeti njoftoi se të përfshira gjithsej janë 15 automjete.

“Bazuar në të dhënat fillestare, ndihmë mjeksore deri më tani kanë kërkuar 15 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”, njoftoi ajo./UBTNews

Exit mobile version