Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Fotografia zyrtare e presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.