UBT News

Përurohet aneksi i Agjencisë së Forenzikës, lehtësohet zbulimi i rasteve kriminale

Agjencia e Forenzikës së Kosovës nga e hëna do të ketë më shumë hapësirë për të kryer punët të cilat i ka në përgjegjësi. Kjo pasi me investim të ministrisë së Punëve të Brendshme, është ndërtuar aneksi i kësaj Agjencie.

Në përurimin e saj mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti. Sipas tij, kjo Agjenci mbetet model për shtetet e rajonit dhe se kompletimi i infrastrukturës së nevojshme do t’u ndihmojë në zgjidhjen e rasteve.

“Ju përgëzoj që po kompletohet infrastruktura e nevojshme për zgjidhjen e rasteve. Këto aktivitete janë kryer pa zhurmë. Është Agjenci model në regjion. Ka edhe kapacitete të limituara. Policia e Kosovës mbetet ndër institucionet më kredibile. Bashkëpunimi jonë me partnerët tanë ndërkombëtar do të vazhdojë”, deklaroi ai.

Exit mobile version