Peruja raportoi të hënën vdekjen e saj të parë të një personi të infektuar nga lia e majmunëve.
Viktima ishte një burrë 45-vjeçar i cili kishte HIV dhe një sistem imunitar të dobësuar, tha drejtori i një spitali publik në kryeqytetin, Lima.
“Ai mbërriti me lëndime në lëkurë dhe një problem në mushkëri, prandaj u trajtua në ICU. Pacienti mbërriti me një infeksion shumë të avancuar“, tha Eduardo Farfan, drejtor i Spitalit Dos de Mayo.
Peruja ka më shumë se 305 raste të lisë së majmunëve, sipas shifrave të publikuara të hënën nga Ministria e Shëndetësisë.
Kreu i Institutit Kombëtar të Shëndetit, Victor Suarez, paralajmëroi se numri i të infektuarve mund të rritet për sa kohë që sjelljet e rrezikshme të tilla si të pasurit e shumë partnerëve seksualë vazhdojnë. /UBTNews/