Qindra turistë të bllokuar në qytetin antik të Machu Picchu janë duke u evakuuar pasi Peruja ndodhet në gjendje të jashtëzakonshme pas rrëzimit të presidentit të vendit. Pas ndërprerjeve dhe mbylljeve javën e kaluar, shërbimet e trenave dhe aeroportet tani po rihapen.
Trazirat civile përfshinë Perunë në fillim të këtij muaji kur ish-presidenti Pedro Castillo u fajësua dhe u arrestua, dhe largimi i tij nga pushteti përshpejtoi tensionet politike në vend. Shërbimet e udhëtimit hekurudhor dhe ajror u ndërprenë pasi protestuesit sulmuan aeroportet.
PeruRail, operatori hekurudhor i Perusë për rajonet jugore dhe juglindore të vendit, njoftoi përmes një deklarate të shtunën se trenat po rifillojnë operimet drejt dhe nga Machu Picchu në një bazë emergjence.
Trenat drejt dhe nga Machu Picchu u ndaluan të martën dhe PeruRail njoftoi përmes një deklarate se i vjen keq për ndërprerjen e shërbimeve të saj që “u shkaktuan nga një situatë jashtë kontrollit të kompanisë”./UBTNews/