Mijëra mbështetës të ish-presidentit të përmbysur peruan, Pedro Castillo, dolën në rrugët e kryeqytetit Lima të enjten për të protestuar kundër presidentes aktuale, Dina Boluarte.
Protestat të cilat nisën pas rrëzimit nga pushteti dhe arrestimit të ish-presidentit Castillo pasi u përpoq të shpërndante Kongresin, më herët ishin kufizuar në rajonet Ande dhe Amazonian të Perusë.
Protestuesit po i kërkojnë dorëheqjen Boluartes dhe zgjedhje të reja.
Rreth 54 persona janë vrarë në përleshjet me forcat e sigurisë, kryesisht në rajonin jugor të Andeve të Perusë.
Policia përdori gaz lotsjellës në përgjigje të hedhjes së gurëve nga disa protestues. E njëjta taktikë u përdor gjithashtu për të zmbrapsur protestuesit që përpiqeshin të sulmonin aeroportin në qytetin e dytë të Perusë, Arequipa.
Marshimi në Lima filloi nga pika të ndryshme të qytetit me qëllim mbledhjen në pallatin presidencial./UBTNews/