Ish-presidenti i rrëzuar i Perusë, Pedro Castillo, do të qëndrojë në paraburgim për 18 muaj, urdhëroi të enjten Gjykata e Lartë e vendit, ndërsa turmat e mbështetësve të tij protestuan jashtë gjykatës dhe në mbarë vendin.
Castillo, një ish-mësues dhe udhëheqës sindikal nga Peruja rurale, u shpall fajtor dhe e larguan nga detyra javën e kaluar pasi u përpoq të shpërndante Kongresin dhe të instalonte një qeveri emergjente – një taktikë që ligjvënësit e cilësuan si një tentativë grusht shteti.
Që atëherë ai është akuzuar për rebelim dhe komplot, akuza të cilat ai i mohon.
Vetë Castillo nuk foli në gjykatë. Por në një seancë tjetër dëgjimore në fillim të kësaj jave, ai mbrojti veprimet e tij, duke thënë se: “Unë kurrë nuk kam kryer krimin e komplotit ose rebelimit” dhe duke shtuar se ai ende e konsideronte veten president./UBTNews/