UBT News

Personi i gjendur pa vetëdije në vendin e punës, ndërron jetë në QKUK

Një person është gjetur pa vetëdije në vendin e punës, derisa ka vdekur gjatë trajtimit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Sipas policisë rasti ka ndodhur pasditen e së martës në Graçanicë. Më tej thuhet se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Graqanicë 18.02.2025 – 20:38. Raportohet se në vendin e punës është gjetur pa vetëdije viktima mashkull kosovar, i cili është dërguar në QKUK, ku më vonë ka vdekur. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Exit mobile version