UBT News

Personat që sulmuan policinë në Merdarë lirohen në procedurë të rregullt

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka liruar në procedurë të rregullt tre personat që dyshohen se sulmuan zyrtarët policorë të enjten paradite në pikën kufitare në Merdarë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti kishte ndodhur teksa njësitet policore kanë ndaluar dy vetura të cilat kishin tejkaluar kolonën derisa prisnin për të kaluar kufirin.

Pas intervenimit të policisë për parandalim të tejkalimit dhe kërkesës për kthim në kolonë, tre persona të dyshuar nuk kanë zbatuar udhëzimet zyrtare dhe kanë sulmuar zyrtarët policorë.

Lidhur me rastin situata është vënë nën kontroll, dhe personat e dyshuar dy kosovarë dhe një shtetas i Shqipërisë janë shoqëruar në stacionin policor.

Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Exit mobile version