Forca e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Liban paralajmëroi të hënën se përshkallëzimi i mëtejshëm në kufirin Izrael-Liban rrezikon të ketë pasoja “shkatërruese” rajonale, pasi Izraeli tha se goditi objektivat e Hezbollahut dhe grupi u kundërpërgjigj.
“Çdo përshkallëzim i mëtejshëm i kësaj situate të rrezikshme mund të ketë pasoja të gjera dhe shkatërruese, jo vetëm për ata që jetojnë në të dy anët e Linjës Blu, por edhe për rajonin më të gjerë”, njoftoi forca paqeruajtëse UNIFIL në një deklaratë./UBTNews/