Platforma “Përshëndetje, Inspektor” ka shpallur një bojkot shtatëditor të rrjetit të shitjes me pakicë Konzum në Kroaci, duke nisur nga e shtuna, 8 shkurt deri më 14 shkurt 2025. Ky bojkot ka si shkak rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, dhe është vendosur pas një sondazhi të publikuar nga platforma, i cili zgjati 24 orë më 5 shkurt.
Sondazhi mori 211,638 vota nga 144,732 votues, ku 31.7% e tyre votuan për bojkotimin e Konzum, pasuar nga Plodina me 29.1% dhe Studenac me 6.87%.
Bojkoti i Konzum është pjesë e një lëvizjeje më të gjerë, pasi më herët përfundoi një bojkot i tri zinxhirëve të tjerë, Lidl, Eurospin, dhe DM, si dhe disa produkte të caktuara. Në të njëjtën kohë, qytetarët janë ftuar të ndalojnë çdo formë të pagesës të premten, më 7 shkurt, e cila është e treta e këtij lloji. Pjesëmarrësit e sondazhit dhe organizatorët e bojkotit kanë shprehur shqetësimin për rritjen e çmimeve dhe kanë paralajmëruar bojkotet e tjera në të ardhmen. Gjatë procesit, serveri i platformës është përballur me dy rënje, duke shkaktuar mungesë qasjeje për më shumë se pesë orë./UBTNews/