UBT News

Përse unaza e martesës vihet në dorën e majtë?

Është gjë e zakonshme për shumicën e njerëzve që ta mbajnë unazën e martesës në gishtin e dorës së majtë.

Por, cila është historia e mbajtjes së unazës së martesës në dorën e majtë dhe a duhet çiftet me patjetër ta bëjnë këtë?

Historia se përse unaza e dasmës mbahet në dorën e majtë mund të gjurmohet qysh në kohërat e lashta. Në atë epokë, romakët besonin se vena në gishtin e unazës (gishti i katërt) ndërlidhet direkt me zemrën e personit.

Për shkak të këtij besimi, ata e kishin quajtur atë ‘vena amoris’ apo vena e dashurisë.

Normalisht, për ta festuar bashkimin e dy personave të dashuruar, ata do ta vendosnin unazën në gishtin që simbolizonte dashurinë.

Fatkeqësisht, biologjia e ditëve moderne tregon se të gjithë gishtat e dorës kanë lidhje të venave në zemër, megjithëse tradita mbetet!

Exit mobile version