Ishte fillimisht Tobey dhe Kirsten, pastaj Andrew dhe Emma, e së fundi është Tom dhe Zendaya.
Të parët ishin tejet privat sa i përket ndarjes së tyre. Sa i përket Andrew dhe Emma, që nga ndarja e tyre fansat kanë pyetur për shkakun e ndarjes dhe ku qëndrojnë tani bashkë-yjet e “The Amazing Spider-Man”?!
Garfield dhe Stone filluan të takoheshin në vitin 2011 gjatë xhirimit të “The Amazing Spider-Man”, ku luanin çiftin e njohur si Peter Parker (Spider-Man) dhe Gwen Stacy. Në një intervistë në vitin 2012 Garfield ishte shprehur se ai e dinte se kishte diçka të veçantë tek Stone kur e takoi atë në audicionin e saj.
Ndërsa Maguire dhe Dunst nuk e kanë konfirmuar kurrë arsyen e ndarjes së tyre, por Dunst la të kuptohej në një intervistë me The Independent në vitin 2021 se pabarazia mes saj dhe Maguire në filmat e Spider-Man e bëri atë të rimendonte rolin e saj. Megjithatë, ata kanë vazhduar të heshtin për lidhjen që kanë pasur dikur duke mos dhënë detaje për mediat.
Producentja Amy Pascal iu kishte thënë të dy palëve të mos fillonin ndonjë romancë jashtë setit në mënyrë që të mos i komplikonin gjërat.
Garfield dhe Stone kishin “thyer rregullin” e Pascal. Megjithatë, ata konfirmuan ndarjen e tyre në vitin 2015, një vit pas publikimit të filmit të tyre të fundit së bashku për Spider-Man, “The Amazing Spider-Man 2”.
Një burim i tha Us Weekly në tetor të vitit 2015 se “Ata kanë ende shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe janë në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin dhe mbeten të afërt. Thjesht nuk funksionoi”.
Distanca e gjatë thuhet të ketë qenë arsyeja. Garfield në atë kohë po xhironte filmin e tij “Silence” në Tajvan, ndërsa Stone ishte në Los Angeles.
Një burim i tha gjithashtu Us Weekly në atë kohë se marrëdhënia e Stone dhe Garfield përfundoi për shkak se Garfield po kalonte një kohë të vështirë duke filmuar “Silence” gjatë të cilit film ai duhet të humbte 40 kilogramë. “Ai nuk ishte partneri më i mirë”, kishte thënë burimi.
Dy vjet pas ndarjes së saj nga Garfield, Stone filloi të takohej me drejtorin e Saturday Night Live, Dave McCary. Ata u martuan në 2020, dhe një vit më vonë mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën e quajtur Louise Jean McCary. Ndërkohë Garfield në nëntor të këtij viti u pa me modelen Alyssa Miller.
Ndërsa Tom Holland dhe Zendaya, çifti i fundit i Spider-Man, pasi kishin mbajtur private lidhjen e tyre për një kohë, tani kanë vendosur paraqiten bashkë në tapetin e kuq për premierën e filmit “Spider-Man: No Way Home”. Dyshja janë shprehur të lumtur bashkë, duke bërë fansat që të shpresojnë se ata nuk do t’a kenë fatin e dy çifteve të mëparshme që u bënë bashkë gjatë xhirimeve për Spider-Man./UBTNews/