UBT News

Përse Putini përdor tryeza çuditërisht të mëdha në takime me persona zyrtarë?

Presidenti rus, Vladimir Putin ka bërë disa paraqitje pasi u përfol në media se ai kishte pësuar një “arrest kardiak”.

Putin ka përdorur një tavolinë të re masive teksa vazhdon të mbajë distancën nga zyrtarët e tjerë të Kremlinit mes spekulimeve për shëndetin e tij.

Putin u takua para disa ditësh me përfaqësuesit e shoqatave fetare të Rusisë në Kremlin ndërsa lufta në Ukrainë vazhdon.

Udhëheqësi rus u fotografua i ulur në njërën anë të një tavoline të madhe drejtkëndore, ndërsa zyrtarët e tjerë ishin ulur në anën tjetër përballë tij.

Pamjet u shpërndanë në rrjetet sociale, me përdorues të ndryshëm që japin pikëpamjet e tyre për paraqitjen e fundit të Putinit.

Anton Gerashchenko, një këshilltar i ministrit të punëve të brendshme të Ukrainës, postoi foton në Twitter me mbishkrimin: “Pozicioni i tij në tryezë thotë shumë. (A ju duket tavolina si një pishinë?)”.

Kjo nuk është hera e parë që Putin ka tërhequr vëmendjen për shkak të tavolinave të mëdha në takimet e tij me zyrtarë të ndryshëm.

Ai u fotografua në mënyrë të famshme me presidentin francez Emmanuel Macron në shkurt 2022, vetëm dy javë para pushtimit rus të Ukrainës, përcjell UBT News.

Në foto, Putin dhe Macron shiheshin të ulur në anët e kundërta të një tavoline tejet të madhe teksa po bisedonin.

Një skenar i ngjashëm u pa në fillim të këtij viti kur krerët e shteteve nga Azerbajxhani, Irani, Kazakistani dhe Turkmenistani folën me Putinin nga ana tjetër e një dhome të madhe.

Thashethemet që sugjeronin se Putini kishte pësuar një arrest kardiak u shfaqën në fillim të kësaj jave, por Kremlini shpejt i mohoi këto prentedime.

Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit, tha: “Gjithçka është në rregull [me shëndetin e tij], kjo është absolutisht një tjetër gënjeshtër”.

Thashethemet rreth shëndetit të Putinit kanë vazhduar me vite. Media e pavarur Proekt raportoi një herë se Putin udhëton me një onkolog, duke treguar se ai mund të ketë kancer.

Por Kremlini ka mohuar në mënyrë të përsëritur çdo sugjerim se Putini po vuan nga komplikime shëndetësore./UBTNews/

Exit mobile version