Thikat e mira rrinë shkëlqyeshëm në dorën tonë. Prerja e ushqimeve me to bëhet më e thjeshtë dhe pa u stërmunduar. Produkte të tilla si mishi, apo buka mund t’i presim në feta të holla sikurse gjithnjë keni ëndërruar.
Thikat e mira nuk kanë nevojë të mprehen shpesh, kjo për shkak se ato përbëhen nga materiale të mira. Një material i mirë shmang ndryshkun dhe nuk lejon kurrë maja të thyera të tehut.
Frika se mund të lëndoheni nga thikat e mprehta?
Kjo është vetëm një frikë psikologjike. Thikat e mira të lejojnë të punosh qetë dhe pa u sforcuar. Kjo shmang pikërisht atë gjë, që thikat jo cilësore shpesh na e shkaktojnë.
Për përdorim të përditshëm, amvisat duhet ta dinë se kuzhina ka nevojë për 4 thika themelore:
- Thika e madhe si e një shefi kuzhine
- Thika e dhëmbëzuar
- Thika pa dhëmbë (për të lyer bukën me gjalpë për shembull)
- Thika e ndarjes./neps.al