UBT News

Përplasje ndërmjet deputetëve të LDK-së dhe VV-së gjatë raportimit të Bordit të KPM-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi, kanë pasur një përplasje të ashpër në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Shkak i përplasjes ishte vendimi i Komisionit të Pavarur për Media, i cili ka rikthyer kanalet e “Arena Sport”. Sipas deputetit të LDK-së, Agim Veliu, anëtarët e KPM-së po sulmohen për shkak se nuk marrin direktiva nga politika.

“Shpjegimet e KPM-së sa i kam dëgjuar unë për një pjesë të komisionit kanë qenë të kota e sipas insistimit të bërë po del që të gjithë që nuk marrin direktiva për vendime sulmohen e etiketohen, nëse e kemi kuptuar drejtë vendimi i KPM-së ka qenë masë e përkohshme, e na si komisioni s’kemi fuqi t’i ballafaqojmë e konstatojmë”, u shpreh Veliu, duke bërë të reagojë ashpër deputeti i VV-së, Besim Muzaqi.

“Mos fol pa lidhje, hiç lidhje s’ki ti çka flet”, tha Veliu.

“Kryetar po e them qe objekt shqyrtimi i këtij komisioni duhet të jenë vendimet e komisionit jo qëndrimet individuale. U përmend takimi me Devollët. Ne si anëtar të këtij komisioni madje nga një anëtar i këtij komisioni i cili ka thënë se unë e di se me kë është taku, me video e me çfarë autorizimi me i dërgu në prokurori, e ta shohim se çka janë ato incizime”, ia ktheu Veliu.

Ndërsa Muzaqi tha se “Nëse kjo është ajo që po thua se unë kam incizim, ju jeni duke shpifur”.

 

Exit mobile version