UBT News

Përplasje e heshtur, Charlize Theron Injoron Johnny Depp në Paris

Charlize Theron duket se e ka mbajtur distancën nga Johnny Depp gjatë një eventi të Dior në Javën e Modës në Paris.

Aktorja, e cila bashkëpunoi me të në filmin The Astronaut’s Wife në vitin 1999, u duk se e injoroi atë gjatë sfilatës, duke shkaktuar komente të shumta në rrjetet sociale.

Të dy nuk kanë pasur më bashkëpunime që nga ajo kohë dhe duket se nuk ruajnë një marrëdhënie personale, me qëndrimin e Charlize Theron që konfirmon se kontaktet janë ndërprerë prej vitesh.

Edhe pse të dy janë fytyra të njohura të Dior — Johnny Depp për aromën meshkuj Sauvage dhe Charlize Theron për J’Adore për më shumë se dy dekada — distanca mes tyre nuk kaloi pa u vënë re.

Momenti i sikletshëm u kap në video dhe u postua në Twitter me mbishkrimin: “Charlize Theron injoron Johnny Depp (bashkëpunuesin e saj në The Astronaut’s Wife) në sfilatën e Dior”.

Fansat kujtuan një artikull të Times nga 2023, që kritikon rikthimin kinematografik të Depp pas mosmarrëveshjes ligjore me Amber Heard.

Pas fitores në padinë për shpifje kundër Amber Heard në 2022, Johnny Depp po përpiqet të rikthehet gradualisht në qendër të vëmendjes.

Ai u shfaq me filmin francez Jeanne du Barry në Festivalin e Filmit në Kanë, ku mori duartrokitje të ngrohta, dhe rikonfirmoi bashkëpunimin e tij me Dior. Përveç kinemasë, Depp vazhdon aktivitetet muzikore me grupin e tij, Hollywood Vampires.

Gjatë shfaqjes, aktori u duk i relaksuar në xhaketë gri, këmishë dhe xhinse, ndërsa u fotografua edhe me Brigitte Macron, duke treguar përpjekjet për të rifituar vendin në skenën publike pas periudhës problematike që e shënjoi karrierën e tij. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version