UBT News

Përplasja e trenave në Greqi: Konfirmohen 57 viktima

Numri i viktimave si pasojë e përplasjes së trenave të martën në Greqi ka shkuar në 57, i tha një mjek ligjor BBC-së.

Eleni Zaggelidou, një nga dhjetë mjekët ligjorë që po merren me hetime, tha se ADN-ja është marrë nga 57 trupa të paprekur.

Një ministër tha se masat shtrënguese gjatë krizës ekonomike të cilën e përjetoi Greqia në vitet 2000 kontribuoi në mungesën e investimeve në hekurudha.

Punëtorët e hekurudhave mbajtën një grevë njëditore të enjten pas katastrofës, duke ia hedhur fajin Qeverisë për neglizhencë.

Mbi 2 mijë njerëz protestuan për të dytën ditë në Athinë dhe Selanik, të tronditur nga fatkeqësia pranë qytetit të Larisës./UBTNews/

Exit mobile version