UBT News

Përplaset treni në Iran, së paku 21 të vdekur

Së paku 21 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e përplasjes së trenit në Iranin lindor, raporton media shtetërore.

Nënkryetari i hekurudhave të Iranit tha se deri te aksidenti erdhi pasi treni u përplas për një ekskavator dhe doli nga binarët në qytetin Tabas në Iran.

Shërbimet emergjente paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet për shkak se shumica e të lënduarve janë në gjendje kritike./UBTNews/

Exit mobile version