Një numër i konsiderueshëm besohet se kanë mbëtur të vdekur pas përplasjes së helikopterit amerikan në Kentucky.
Guvernatori Andy Beshear ka thënë se ky është një lajm tronditës dhe sipas raportimeve të para pritet që të ketë të vdekur, raporton BBC.
Sipas mediave lokale, incidenti ka ndodhur rreth orës 21:35 dhe besohet se numri i viktimave është nëntë.
Ushtria amerikane ka konfirmuar se helikopterët e tyre janë të përfshirë në këtë aksident. Një zëdhënës i ushtrisë ka thënë se aksidenti ndodhi gjatë një misioni rutinor stërvitor.
“Gjendja e stafit të helikopterit ende nuk e dihet”, tha ai ndër të tjera.