UBT News

Përplaset avioni privat i këngëtarit të njohur, vdes piloti

Një avion privat doli nga pista në aeroportin Scottsdale në Arizona të hënën dhe u përplas me një tjetër aeroplan privat.

Një person vdiq në incident, tha Administrata Federale e Aviacionit të SHBA ndërsa disa persona u plagosën.

Sipas Daily Mail, avioni i rrëzuar i përket këngëtarit të grupit të hard rock-ut amerikan Mötley Crüe, Vince Neil.

Sipas njoftimit, në bord ndodhej e dashura e tij Rain Andreani. Në aksident ka humbur jetën piloti. E dashura e Neil dhe një i njohur i mbijetuan përplasjes, por u dërguan në spital. Vetë këngëtari nuk ishte në bord.

Exit mobile version