Së paku 25 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë lënduar pasi autobusi me të cilin po udhëtonin u aksidentua në veriperëndim të Nepalit, njoftojnë nga policia.
Autobusi po udhëtonte nëpër rrethin Mugu kur doli nga rruga pak pas mesditës të së martës, raportojnë mediat lokale.
Ndonëse shkaku i aksidentit nuk dihet, por siç raportojnë mediat, autobusi mund të ketë pasur probleme me frena.
Aksidentet rrugore nuk janë të rralla në Nepal dhe zakonisht shkaktohen nga rrugët e këqija ose si pasojë e problemeve në automjete.
Imazhet e publikuara nga mediat lokale shfaqin rrënojat e një autobusi të përmbysur në atë që dukej se ishte rrëzë një kodre./UBTNews