Ka shkuar në 32 numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa të Greqisë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë plagosur, thonë shërbimet greke të urgjencës.
Ekipet e shpëtimit kanë punuar gjatë gjithë natës në përpjekje për të nxjerrë pasagjerët e bllokuar që ishin në një nga trenat kur u përplasën pranë qytetit të Larisës.
Treni thuhet se transportonte rreth 350 pasagjerë goditi një tren mallrash. Treni i pasagjerëve po udhëtonte nga Athina për në qytetin verior të Selanikut kur u përplas kokë më kokë me trenin tjetër, duke shkaktuar zjarr në të paktën një nga vagonët.
Pamjet e publikuara në faqet lokale të lajmeve treguan shtëllunga të dendura tymi që ngriheshin nga vagonët e dalë nga shinat.
Rreth 150 zjarrfikës dhe 40 ambulanca kanë qenë në vendngjarje, tha shërbimi zjarrfikës.
Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi përplasjen me trenin e pasagjerëve, i cili udhëtonte mes Selanikut dhe Larisës.