Një person ka vdekur dhe 14 të tjerë janë lënduar pas përplasjes së dy trenave në afërsi të Mynihut.
Policia gjermane njoftoi se incidenti ndodhi pak para orës 17:00 të hënën afër stacionit Ebenhausen-Schäftlarn.
Mediat kombëtare kanë raportuar se rreth 100 pasagjerë, përfshirë nxënës shkolle, po udhëtonin në dy trenat përpara përplasjes.
Policia tha se shkaqet e aksidentit janë ende duke u hetuar./UBTNews