Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, janë përplasur verbalisht me njëri-tjetrin në Kuvendin e Kosovës.
Derisa po diskutohej për punën dyvjeçare të qeverisë, Zemaj i është drejtuar Çekut me fjalët “rrugaç, laper, majmun”.
Paraprakisht ministri Çeku e ka quajtur gënjeshtar deputetin Zemajn për një deklaratë të tij. Ai i ka thënë se duhet t’i vijë turp për fjalorin.
Ndërkohë, kryeparlamentari Glauk Konjufca ua ka tërhequr vërejtjen të dyve.