UBT News

Përplasen Kusari-Lila dhe Haradinaj

Debat i ashpër është zhvilluar sot në Kuvendin e Kosovës lidhur me projektin për gazsjellësin.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila i është drejtuar deputetit dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj se ia ka, siç tha ajo, futur në thirrjen e debatit parlamentar për gazsjellësin. I njëjti është kundërpërgjigjur se fjalën “futme” nuk e ka përmendur në deklarimin e tij.

“Ramush aspak unë s’ja futa, por ia ke fut ti kur ke nënshkruar këtë kërkesë për debat sot. Këtë kërkesë t’i ke shkru që Kosova rrezikon nga kriza energjetike dhe për këtë duhet të dezifirikimin për gazë. Sot aktualisht kriza energjetike është e shkaktuar si pasojë e ngritjes së çmimit të gazit”, tha ajo.

Duke ironizuar, deputeti Haradinaj tha se këtë fjalën “futur” se ka përdorur gjatë fjalës së tij.

Lidhur me këtë debati u përfshi edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili kërkoi kujdes në përdorimin e sinonimeve.

Exit mobile version