Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ardian Kastrati është përplasur verbalisht me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi në Komisionin për Integrime Evropiane.
Ai quajti “kukull” të dytin e qeverisë, e kjo nxiti reagim e tij, ku tha se të njëjtit nuk ia vlen t’i kthejë përgjigje.
Për këtë arsye, dy anëtarët e Komisionit nga PDK lëshuan sallën.