Në seancën e sotme të Kuvendit janë përplasur Saranda Bogujevci dhe Arben Gashi. Derisa po fliste Bogujevci në foltore, dëgjohet Gashi duke i thënë ‘duhet me të ardhë marre’.
Ndërkaq Bogujevci i kundërpërgjigjet me ton të lartë, duke i thënë “Për çka me m’ardhë mu marre? Ti mos ma përmend mua familjen zotëri, se ti nuk ki të drejtë të flasësh për familjen time, rri aty ulu”.
Pas përplasjes mes tyre, nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci kërkoi që të ndërpritet seanca dhe të vazhdojë në orën 15:30./UBTNews