Tre pilotë ukrainas kanë humbur jetën si pasojë e një përplasjeje të dy avionëve në ajër të cilët ishin duke u stërvitur. Në mesin e pilotëve ishte edhe Andrii Pilshchykov i cili gjatë luftimeve në fazat e hershme të pushtimit rus.
BBC raportoi se Ushtria ukrainase i quajti vdekjet e pilotëve si humbje “të dhimbshme dhe të pariparueshme” dhe vlerësoi figurën e Pilshchykov si një pilot me “mega njohuri dhe mega talent”.
Dy avionë stërvitorë L-39 po fluturonin mbi Ukrainën veriore, saktësisht në Zhytomyr Oblast kur u përplasen mes vete.
Një hetim është duke u zhvilluar nëse rregullat e përgatitjes së fluturimit janë ndjekur saktë apo jo.
Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi vdekjet përmes një fjalimi duke thënë se vendi i tij “nuk do ta harronte kurrë askënd që mbrojti qiejt e lirë të Ukrainës”.