Të paktën 35 persona, mes të cilëve edhe fëmijë nga një kopsht lokal, u plagosën sot në një përplasje mes dy autobusëve në qytetin gjerman të Saarbrücken, raporton Bild.
Dy autobusë u përplasën kokë më kokë në një kryqëzim rreth orës 9 të mëngjesit të sotëm dhe një zëdhënës i policisë së Saarbrücken konfirmoi se kishte shumë të plagosur.
Sipas informacioneve të marra nga Bild, të paktën 35 persona janë plagosur, mes tyre vajza dhe djem nga një kopsht fëmijësh.
Policia tha se një nga autobusët mbante një grup kopshtesh prej 12 fëmijësh . Të paktën pesë persona me lëndime të rënda u transportuan me helikopterin e shpëtimit.
Autoambulanca të shumta i kanë transportuar të plagosurit në spitalet aty pranë, sipas portalit të gazetës Bild.