Pas njoftimit të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, se kjo komunë do të jetë në zonë të verdhë dhe që s’do të ketë orë policore këtë javë, ka reaguar i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse sipas Bahtirit “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh!”, shkroi Ahmeti në Facebook.
E këtij reagimi iu kundërpërgjigj Bahtiri, duke i thënë Ahmetit të merret me komunën e tij.
“E lus kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, që të merret me punët e komunës së tij, sepse nuk i takon me u merr me komunën e Mitrovicës, pasi që mitrovicasit e kanë kryetarin e tyre që kujdeset për ta. Ai është mirë që të merret me komunën e tij, e cila është ngulfatur nga rastet me të infektuar me COVID-19.Kryeqyteti në rrethana normale duhet të jetë shembull për menaxhim të punëve komunale, por si duket kryetari Ahmeti ka tjera prioritete!”, shkroi Bahtiri në Facebook./UBTNews