Një ngasës ende i panjohur përplasi veturën e tij mbi një grup këmbësorësh në lagjen Ostankino të Moskës.
Disa persona u lënduan, raportoi shërbimi për shtyp i Inspektoratit Shtetëror të Trafikut të Moskës.
“Zyrtarët e Inspektoratit Shtetëror të Trafikut po hetojnë rrethanat e një aksidenti rrugor në verilindje të kryeqytetit. Sipas raporteve paraprake, shoferi i një automjeti Kia goditi tre këmbësorë në rrugën Godovikova pranë ndërtesës numër tre,” raportoi departamenti.
Sipas policisë, shoferi përplasi dy burra dhe një grua ndërsa po kalonin rrugën në një vendkalim të parregulluar për këmbësorë.
Si pasojë e aksidentit, të tre këmbësorët morën lëndime të ndryshme. Rrethanat e aksidentit po hetohen./S.K/KP/