UBT News

Përpjekje për të vjedhur 25 milionë dollarë me armë lodër


Dy burra tentuan të vjedhnin një shumë prej 25 milionë dollarësh në Hong Kong, por stafi i firmës së huazimit të parave në të cilën ata po përpiqeshin të vjedhnin, e vërejti mashtrimin e tyre – sepse “arma” e tyre e zgjedhur ishte një armë transparente me ujë (armë lodër).

Sipas mediave, një 27-vjeçar i paidentifikuar, u arrestua në një pikë huazimi të drejtuar nga Promise, një kompani financiare që jep kredi. Autoritetet aktualisht janë në kërkim të bashkëpunëtorit të tij, një burrë rreth të 30-ave.

Sipas policisë, stafi e dinte se arma që mbante 27-vjeçari ishte një lodër plastike bazuar në ngjyrat dhe materialin e saj, por gjithsesi lajmëruan autoritetet duke shtypur një buton paniku.

HK01 News, një televizion lokal raportoi se stafi në pikën e shitjes pa njërin nga dy burrat duke ecur drejt një punëtoreje 30-vjeçare, duke i kërkuar asaj të dorëzonte 200 milionë HK $ (rreth 25 milionë dollarë). Pas një bisede të ashpër mes tyre, të dy burrat u larguan nga dyqani.

Punonjësit e dyqanit thanë se dyshja u kthye disa minuta më vonë, dhe si rredhojë 27-vjeçari i dyshuar kërceu në banak. Sipas punonjësve, ai më pas kapi një stilolaps dhe filloi të bërtiste: “Ju thirrët policët?!”, gjatë përpjekjes për të goditur me stilolaps një punonjëse.

Tentimgrabitja nuk rezultoi e suksesshme, dhe fatmirësisht askush nga stafi i Promise nuk pësoi lëndime./UBTNews

(Arjeta Ibishi, studente në Media dhe Komunikim në UBT)

Exit mobile version